BallinaBotëFrancë: Merr fund sulmi në një kishë, raportohet se është vrarë prifti

Francë: Merr fund sulmi në një kishë, raportohet se është vrarë prifti

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Policia franceze ka neutralizuar dy persona të armatosur me thika që kanë marrë disa njerëz peng sot në një kishë në Francën veriore.

Një burim policor thotë se një nga pengjet është vrarë me thikë gjatë sulmit që ndodhi në qytezën e Saint Etienne du Rouvray.

Mediat franceze raportojnë se sulmuesi e ka prerë në fyt priftin e Kishës.

Presidenti francez, Francois Hollande raportohet të jetë rrugës për në vendin e ngjarjes.

Nuk është e qartë nëse sulmuesit janë vrarë apo janë kapur të gjallë nga policia, por operacioni në këtë rast ka marrë fund.

Pamje të drejtpërdrejta televizive kanë treguar se si policia e ka bllokuar rrugën përreth kishës, ndërsa ambulantat ishin të pranishme gjithashtu.

Pengjet përfshinin një prift, dy motra nderi dhe dy besimtarë sipas një mediummi francez. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz