Në Dhomat e Specializuara në Hagë, gjatë dëshmisë së juristit Paul Williams, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka paraqitur një fotografi si provë gjyqësore, ku shihen Hashim Thaçi dhe Adem Demaçi në Slloveni.
Fotografia u paraqit nga avokati i Thaçit, Luka Mishetiq, por hasi në kundërshtim nga prokurori James Pache, i cili kërkoi më shumë informacion për burimin e saj, raporton lajmi.net
“A kemi ndonjë informacion për prejardhjen e kësaj fotografie? Çfarë po shohim këtu?”, pyeti Pache.
Në një përgjigje me ironi, avokati Mishetiq tha:
“Te ‘Google.com’ mund ta gjeni. Te imazhet.”
Prokurori reagoi me nervozizëm duke thënë:
“Nuk e kam detyrë unë të kontrolloj fotografitë në Google.”
Më tej, mbrojtja theksoi se fotografia mund të verifikohet përmes metadatave, por nuk u dha një vendim përfundimtar nga trupi gjykues nëse do të pranohej si provë në dosje./Lajmi.net/