“Në Google e gjeni”: Avokati i Thaçit tallet me prokurorin për një fotografi të Thaçit me Demaçin
dp

Lexo edheDrejtori i Policisë në Ferizaj takohet me drejtorin për siguri të OSBE’së, e njofton për masat që do të ndërmerren gjatë fushatës

Avokati Luka Mishetiq, ka paraqitur si provë gjyqësore një foto të Hashim Thaçit me Adem Demaçin në Slloveni, gjatë dëshmisë së juristit Paul Williams, në Hagë.
Por, Mishetiq hasi në një pengesë nga prokurori James Pache, për ta miratuar këtë foto si dëshmi.
“A kemi ndonjë informacion për prejardhjen e kësaj fotografie? Çfarë po shohim këtu?”, pyeti Pache.
“Te ‘Google.com’ mund ta gjeni. Tek imazhet”, u përgjigj me ironi Mishetiq.

Lexo edheDrejtori i Policisë në Ferizaj takohet me drejtorin për siguri të OSBE’së, e njofton për masat që do të ndërmerren gjatë fushatës
“Nuk e kam detyrë unë të kontrolloj fotografitë në Google”, u përgjigj me nervozizëm prokurori.
Derisa avokati i Thaçit tha se fotografinë mund ta gjejnë te metadatat.