
Vdekja e parakohshme e Bubulina Lajçit, ka tronditur edhe të ëmën e saj, aktoren e njohur Fatime Lajçi, e cila ka humbur një pjesë të shpirtit të saj.
Aktorja në faqen e saj në Facebook ka lënë vetëm një mbishkrim, ku e përshëndet përgjithmonë engjëllin e saj që do ti mungojë deri në fund të jetës, shkruan “Kosovarja”.
Ndërkohë, foto e fundit e postuar nga Fatimja, ku shihet nën shoqërinë e të bijës, është postuar në fillim të këtij muaji, ku të dyja duken të lumtura./Kosovarja/


















