BallinaLajmeFotografia e Adem Jasharit te Pallati i Rinisë mbetet pa përkujdesje (Video)

Fotografia e Adem Jasharit te Pallati i Rinisë mbetet pa përkujdesje (Video)

Të ngjajshme

Vaksina më e fortë kundër gripit mund të ulë rrezikun për Alzheimer

Një vaksinë me dozë më të lartë kundër gripit...

Sonte ekskluzivisht në “Pressing”, e ftuar ish-Presidentja Vjosa Osmani

Vjosa Osmani ka përmbyllur të shtunën një kapitull të...

Nafta në Belgjikë drejt çmimit rekord

Çmimet e naftës në Belgjikë pritet të arrijnë një...

Mbretëria e Bashkuar i ndalon hyrjen Kanye Westit

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka ndaluar Kanye...

Strehimorja për qentë endacak vetëm premtim

Komuna e Tetovës veç më ka marrëveshje me një...

Në gjendje të mjerueshme ka mbetur fotografia e heroit Adem Jashari tek Pallati i Rinisë. Federata e Boksit e cila edhe e ka vendosur fotografinë, thotë se për pak ditë do ta ndërrojë.

U vendos në nderim të heroit Adem Jashari, por për fotografinë e tij nuk ka ndonjë përkujdesje.

Zv. Drejtori i këtij Pallati Ilir Dugolli  ka thënë se kjo fotografi është vendosur nga Federata e Boksit, andaj është detyrë e tyre që ta mirëmbajnë atë.

“Fotografia e Adem Jasharit në hyrje të Pallatit të Rinisë është materie e Federatës së Boksit të Kosovës dhe si e tillë ata kanë përgjegjësi ta mirëmbajnë dhe jo ta lenë në këtë gjendje”, tha për RTV Dukagjinin, Ilir Dugolli.

Ndërsa Mehmet Bugujevci, Sekretar Gjeneral i Federatës së Boksit thotë se edhe pse ajo fotografi është vendosur nga ta, Adem Jashari nuk është vetëm i tyre.

“Atë fotografi e ka vendos Federata e Boksit të Kosovës, por Adem Jashari nuk është vetëm i Kosovës. Për fotografinë duhet të kujdesen institucionet e Kosovës”, tha Mehmet Bogujevci, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, me mirëmbajtjen e kësaj fotografie duhet të merren institucionet shtetërore përkatëse, ngase Federata nuk ka fonde të mjaftueshme.

“Institucionet e Kosovës që kujdesen për përmendore do të ishte dashur të kujdesen edhe për këtë fotografi, pasi ne si federatë nuk kemi fonde për mirëmbajtje”, shtoi me tej Mehmet Bugujevci.

Për gjendjen e fotografisë së heroit Adem Jashari është raportuar më herët në emisionin Zyra e Ankesave në RTV Dukagjini./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz