Fotografi të frikshme të gjarprit më helmues në Evropë që u shkrepën në Kosovë

Fotografi kosovar, Meriton Dajakaj, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar fotografi të cilat i ka shkrepur vet, të gjarprit më të rrezikshëm në Evropë, Vipera ammodytes.
Dajakaj ka thënë se ka pasur vështirësi të mëdha për t’i shkrepur këto fotografi. Sipas tij, janë dashur rreth pesë orë përgatitje për shkrepje, ndërsa është afruar në distancë prej 40cm në mënyrë që ta bëjë shkrepjen e duhur.
Ai ka shkruar se ky lloj gjarpër nuk sulmon vetëm në rast se provokohet apo dikush shkel rastësisht afër tij.
“Disa fotografi nga afër se si duket gjarperi më helmues në Evropë i cili gjendet edhe në vendin tonë Është gjarpri më helmues në Evropë, por përkundër se e ka helmin të rrezikshëm, për nga sjellja dhe veprimi është mjaft më i ngathët se të tjerët, jo inteligjent dhe letargjik i cili nuk kafshon njeri pos nëse provokohet dukshëm, apo rastësisht shkelni afër tij.” shkroi ai.
Emri i veçantë, amodytes, rrjedh nga fjalët greke ammos, që do të thotë “rërë” dhe dutes, që do të thotë “zhytës”, pavarësisht nga preferencat e saj për habitatet shkëmbore.

Lexo edhe‘Ti shkoje tek lopa, burri yt vinte tek unë’ – kapen keq në emision dy gratë shqiptare
Emërtimi në shqip hundrak/u është shumë i përshtatshëm për këtë lloj gjarpri të përhapur në trojet e banuara me shumicë shqiptare dhe vendet tjera të Ballkanit (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Greqi, Bullgari, Serbi, Mal të Zi, Bosnje, Kroaci, Slloveni), dhe më pak në Italinë verilindore, Austrinë jugore, Rumani (pjesët malore dhe shkëmbore), Turqinë perëndimore, dhe aty-këtu edhe në brigjet e Lindjes së Mesme dhe Gjeorgji.
Është gjarpër grabitqar që ushqehet me gjallesa tjera më të vogla që i hasë në afërsi, sepse për punë vetjake në largësi me të mëdha nuk e ka inteligjencën, aftësinë nuhatëse, dhe shqisat e pamjes.














