Fotografi të Arian Dacit që tregojnë pasionin e tij për skijimin

Arian Daci, zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës dhe djali i i akademikut, Nexhat Daci vdiq sot pasi u zu nga një ortek i borës në Brezovicë.
Duke u bazuar në disa fotografi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, shihet që i ndjeri ishte i pasionuar pas skijimit.

Arian Daci në këtë qendër skijimi të cilën e vizitonte shpesh ndërroi edhe jetë, ndërsa personi tjetër që ishte me të, Ardian Bakalli, ka shpëtuar, transmeton Indeksonline.

Lexo edheVdekja e Dacit, Brezovica mbyllet për dy ditë

Nënkoloneli Basri Shabani ka thënë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Konfirmojmë që nga orteku ka ndodh sot, A. D ka humbur jetën. Personi tjetër është në gjendje të mirë. Një ortek i borës e ka zënë personin, viktimën A.D dhe ka ardh deri te humbja jetës”, ka thënë nënkolonel Shabani.
Ndërsa, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë se hetuesit rajonalë janë nisur për në vendin e ngjarjes.
















