back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeFoto e rrallë: Kamishi duke e shëruar Bekim Shytin e plagosur

Foto e rrallë: Kamishi duke e shëruar Bekim Shytin e plagosur

Të ngjajshme

Berisha në Strasburg: Akuza ndaj Ramës për lidhje me kartelet e drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndodhet...

Vuçiq: Gjenocidi është term juridiko-politik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ai ka...

“Tym i zi” për Ardian Ismajlin, do të qendrojë për një muaj jashtë fushave

Do ta marrë malli për futbollin. Ardian Ismajli është sërish...

Bekim Shyti njihet si njëri prej luftëtarëve që ka luftuar më së shumti, në betejat e UÇK-së me forcat pushtuese serbe. Shyti gjatë luftës ishte komandant i Njësisë Speciale të UÇK-së në Brigadën 142 të Zonës Operative të Shalës.

Ai ishte i plagosur disa herë gjatë luftës, derisa portali Veriu.info ka siguruar ekskluzivisht një fotografi gjatë momenteve kritike për jetën e tij, ku shihet duke u mjekuar pas plagosjes në front me forcat serbe. Në këtë foto të rrallë shihet Bekim Haxhiu – Kamishi, i cili në atë kohë ishte student i vitit të katërt të mjekësisë, duke i ofruar ndihmën e parë Bekim Shytit të plagosur.

Plagosja e Shytit kishte ndodhur në mars të vitit 1999, ndërkohë që Bekim Haxhiu – Kamishi ishte ai i cili me udhëtarët e njësisë së tij kishin shkuar në ndihmë në Oshlan të Vushtrrisë. Është i njohur fakti se dy ‘Bekimat’ kanë pasur afërsi gjatë luftës, gjë të cilën e kanë ndihmuar edhe lidhja territorial mes Oshlanit dhe Tërrnavcit, ku kanë bashkëpunuar në shumë raste. Miqësia e Bekim Shytit dhe Bekim Haxhiut vazhdon edhe në ditët e sotme, shkruan Veriu.info.

Ndryshe, Bekim Haxhiu – Kamishi ka qenë komandant i kompanisë në Brigadën 114 ‘Fehmi Lladrovci’ në Zonën Operative të Drenicës, e cila kishte arritur që mes fshatrave Koprivë, Broboniq, Tërrnavc, Klinë e Epërme dhe Kuqicë të mbrojë rreth 30 mijë civilë shqiptarë të strehuar në malet e ‘Brusit’ dhe ‘Leskës’ në periudhën mars-qershor 1999, të cilët kishin ikur nga Mitrovica dhe fshatrat rreth saj, si pasojë e luftës dhe terrorit që ushtronin forcat pushtuese serbe. /Veriu.info/

bekim2

Të Fundit

Sport

ShowBiz