BallinaSportFormacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Turqisë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Turqisë

Të ngjajshme

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë ndeshjen miqësore ndaj Turqisë sot me fillim nga ora 18:30.

Trajneri i kuqezinjve, Christian Panucci pritet të bëjë disa ndryshime në formacion duke provuar lojtarë të rinj.

Gjithsesi në portë pritet të jetë i pazëvendësueshmi Etrit Berisha që po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë.

Krahu i djathtë do t’i besohet Elseid Hysajt, ndërsa në krahun e majtë ka balotazh mes Naser Alijit që është pa klub dhe Ermir Lenjanit që po kalon nëpër një formë të mirë tek Sioni në Zvicër.

Stërvitja e fundit e Kombëtares para ndeshjes me Turqinë

Qendra e mbrojtjes do të përbëhet nga Mërgim Mavraj dhe Arlind Ajeti, ndërsa çuditërisht Berat Gjimshiti nuk flitet se do të luaj si titullar edhe pse po kalon nëpër një formë të mirë.

Ylber Ramadani pritet të fillojë nga minuta e parë së bashku me debutuesin Kamer Qaka.

Ndërkohë Valon Ahmedi do të jetë së bashku me Taulant Xhakën dhe Eros Grezdën më ofensivë.

Në sulm i vetëm do të jetë sulmuesi elbasanas Armando Sadiku. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz