Forca të shtuara të sigurisë në hotelin ku do të qëndrojë Clinton, vendi po kontrollohet me qen të njësisë ‘K9’
BILLI

Lexo edhePamje nga incidenti mes ambasadores Çitaku dhe fashistit Daçiq në OKB

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton – miku më i madh i kosovarëve, vjen sot në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.
E, vizita e tij ka quar në “këmbë” edhe njësitet e sigurisë së vendit. Që nga orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës është duke bërë kontrolle të shumta në rrugën “Tringë Smaili” në kryeqytet, saktësisht në rrugën e cila dërgon në hotelin në të cilin pritet të qëndrojë Clinton.
Përveç ndalimit të kalimit të veturave në këtë rrugë, Policia e Kosovës në terren ka ndërhyrë edhe me njësinë e qenve ‘K9’ për të siguruar perimetrin e vendit.
Në vendngjarje po shihen edhe numër i madh i forcave të Policisë së Kosovës të cilët në duar po mbajnë armë të gjata.
Ndryshe, Cliton do të pritet nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj. Kjo është vizita e dytë e ish-Presidentit amerikan në Kosovë.

Lexo edhePamje nga incidenti mes ambasadores Çitaku dhe fashistit Daçiq në OKB
Thaçi takohet me Clinton në orën 15:00 ndërkaq Haradinaj gjysmë ore më vonë. Gjatë pritjes, Clinton do të dekorohet./Gazeta Blic


