Foda e konfirmon se nesër do ketë ndryshime në formacion: Do mundohemi të tregojmë vlerën tonë!
dp

Lexo edheGjyqtarët e Superligës avancojnë njohuritë në sistemin VAR

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka vlerësuar forcën e kundërshtarit në prag të përballjes me Izraelin në UEFA Nations League.
Në konferencën për media para ndeshjes, Foda theksoi se Izraeli ka futbollistë cilësorë, veçanërisht në aspektin teknik dhe në shpejtësi, shkruan Indeksonline
“Ata janë shumë të fortë. Kanë futbollistë të mirë teknikisht dhe janë të shpejtë. Ne do të bëjmë të pamundurën në këtë përballje dhe do të mundohemi të tregojmë agresivitetin tonë”, deklaroi Foda.
Trajneri gjerman theksoi gjithashtu rëndësinë e çdo ndeshjeje dhe konfirmoi se mund të ketë ndryshime në formacion.

Lexo edheGjyqtarët e Superligës avancojnë njohuritë në sistemin VAR
“Secila ndeshje është e rëndësishme dhe unë do të bëj ndryshime në formacion”, u shpreh Foda.
/Indeksonline/