BallinaLajmeFluks në doganën e Morinës, kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë për Bajram

Fluks në doganën e Morinës, kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë për Bajram

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Festa e Kurban Bajramit ka sjellë fluks në pikën e kalimit kufitar të Morinës që në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Si rrallë herë mijëra qytetarë të Kosovës, kanë zgjedhur këtë vit që festën e Kurban Bajramit, ta kalojnë në bregdetin shqiptar, por edhe për të pushuar në destinacionet e tyre të preferuara.

Duke u ndalur te shifrat, bëhet e ditur se që nga ora 05:00 e mëngjesit të kësaj të shtunë kanë hyrë 2463 mjete me 12486 shtetas.

Përballë këtij fluksi policia kufitare e Morinës ka ngritur traun e doganës duke operuar me procedurë të përshpejtuar. Ndërkohë fluks të lartë pati edhe në hyrje për në Kosovë. Ndryshe nga Morina, që operon me procedurë të përshpejtuar, dogana e Kosovës, po punon me procedurë standarde të  verifikimit të dokumenteve, duke sjellë në jo pak raste vonesa dhe radhë të gjata, sidomos gjatë mbrëmjes, kohë e kthimit të kosovarëve nga bregdeti shqiptar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz