back to top
Thursday, October 9, 2025
BallinaShqiptareFlorjan Binaj, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës. Berisha konfirmon mbështetjen...

Florjan Binaj, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës. Berisha konfirmon mbështetjen e PD

Të ngjajshme

Trump pritet që këtë vikend të vizitojë Izraelin dhe Egjiptin

Presidenti amerikan Donald Trump është raportuar se këtë vikend...

Aksident trafiku në Prishtinë, autoambulanca në vend të ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në...

Prej vizitave, te tubimet e takimet, Përparim Rama: Faleminderit Prishtina

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vazhduar fushatën para...
- Advertisement -

Partia Demokratike ka vendosur zyrtarisht të mbështesë aktorin e njohur Florjan Binaj si kandidat të opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Lajmi u konfirmua nga Sali Berisha, pas mbledhjes së kryesisë së vogël dhe grupit negociator të PD-së.

Grupi i mandatuar nga Partia Demokratike do t’u paraqesë aleatëve tanë mendimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit dhe komunikatorin e talentuar, zotin Florjan Binaj” deklaroi Berisha.

Deri më tani, dakordësinë për mbështetjen e kandidaturës së Binajt e ka shprehur vetëm nisma “Shqipëria Bëhet”, por kreu i PD-së u shpreh i bindur se shumë shpejt do të sigurohet bashkimi i gjithë forcave opozitare rreth kësaj kandidature.

Në të njëjtën dalje, Berisha reagoi edhe ndaj akuzave se opozita po pengon mbledhjet e Komisionit Rregullator të KQZ-së, duke theksuar se “është detyrim kushtetues që të respektohen procedurat ligjore”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz