back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaSportFlorent Hasani e mposht dy herë Visar Bekajn, ia shënon një gol...

Florent Hasani e mposht dy herë Visar Bekajn, ia shënon një gol të bukur nga goditja e dënimit

Të ngjajshme

Sulmuesi kosovar, Florent Hasani ka shkëlqyer sot për ekipin e tij Boluspor, në ndeshjen ndaj Hatayspor.

Hasani i vetëm arriti që ta rikthejë skuadrën e tij nga humbja prej 2-0, duke i siguruar një barazim prej 2-2.

Bamgboye dhe Rui Pedro shënuan për vendasit, Hatayspor, me ç’rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

E dyta e tëra ishte e mysafirëve të Boluspor.

Fillimisht, Hasani shënoi nga penalltia në minutën e 60-të, ndaj portierit të kombëtares së Kosovës, Visar Bekajt.

Bekaj po ashtu u mposht përsëri nga Hasani në minutën e 96-të, me sulmuesin që shënoi gol të bukur nga goditja e dënimit.

Hasani këtë sezon ka gjashtë gola në gjashtë ndeshje, teksa ka kontribuar edhe me një asistim./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz