back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaSportBallkani rinovon kontratën me Gentrit Halilin

Ballkani rinovon kontratën me Gentrit Halilin

Të ngjajshme

Ballkani e ka blinduar futbollistin Gentrit Halili.

Tre herë Kampioni i Kosovës ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës, deri në vitin 2028, shkruan IndeksOnline.

23-vjeçari është pjesë e Ballkanit nga viti 2023, ku në sezonin e tij të parë fitoi titullin e Superligës, Kupën e Kosovës dhe Superkupën e Kosovës.

”Jemi të lumtur të njoftojmë se Gentrit Halili ka rinovuar kontratën me FC Ballkanin dhe do të qëndrojë pjesë e ekipit tonë deri në vitin 2028. 23 vjeçari është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës që nga viti 2023, duke kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në mbrojtje dhe duke dhënë edhe kontribut në sulm kur është e nevojshme.

Gjatë kësaj periudhe te Ballkani, Halili ka regjistruar gjithsej 74 paraqitje, ku ka shënuar edhe 4 gola, duke treguar vazhdueshmëri, përkushtim dhe ndikim të në lojën e ekipit. Rinovimi i kontratës së tij është një sinjal i qartë për rëndësinë që ka për të ardhmen e Ballkanit dhe për rolin që do të vazhdojë të ketë në ndërtimin e sukseseve të ekipit.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz