Florent Hadergjonaj shënon gol për Alanyasporin, barazon me Kasımpaşan në pjesën e parë
dp

Lexo edheDramë në Suharekë: Dy gola të shpejtë barazojnë sfidën Ballkani -Gjilani në 1 me 1

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadergjonaj, ka qenë protagonist kryesor në fundin e pjesës së parë të përballjes së Superligës së Turqisë mes Kasımpaşas dhe Alanyasporit, duke shënuar golin e barazimit 1 – 1.
Vendasit e Kasımpaşas kaluan të parët në epërsi në minutën e 29-të, kur Adrian Benedyczak u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për 1 – 0. Pjesa e parë u shoqërua me lojë të ashpër dhe disa kartonë të verdhë në të dyja kampet.
Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej me epërsinë e vendasve, Alanyaspor fitoi një penallti në kohën shtesë (45+4′). Përgjegjësinë e mori Florent Hadergjonaj, i cili nuk gaboi nga 11-metërshi, duke dërguar topin në rrjetë dhe skuadrat në pushim me rezultat të barabartë 1 – 1.

Lexo edheDramë në Suharekë: Dy gola të shpejtë barazojnë sfidën Ballkani -Gjilani në 1 me 1