Flick: Nuk më pëlqen që nipi im të më shoh kështu në televizor
dp

Lexo edheMaguire alarmon largimin: Kjo mund të jetë paraqitja ime e fundit në “Anfield” me Manchester Unitedin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka qenë së fundi në një konferencë shtypi.
Para ndeshjes me Olympiacosin, Flick u pyet për tema të rëndësishme, përfshirë kartonin e kuq ndaj Gironës, në të cilin u pendua për festimin e tij pas golit të Araujos.
“Gjatë ndeshjes Bayern kundër Barcelonës (ndeshja 8-2), festimi im ishte i njëjtë për të tetë golat dhe nuk buzëqesha për asnjë. Ky klub mund të më ketë ndryshuar – jam më emocional – por e dua dhe dua të jap gjithçka. Edhe pse nuk dua që nipi im të më shohë duke bërë atë që bëra kundër Gironas”, deklaroi Flick.
Gjermani, madje u pyet edhe për gjendjen e yjeve si Ferran Torres dhe Raphinhan, të cilët janë të lënduar dhe me gjasë mund të mungojnë edhe “El Clasicon”, të dielën.

Lexo edheMaguire alarmon largimin: Kjo mund të jetë paraqitja ime e fundit në “Anfield” me Manchester Unitedin
“Shpresojmë që Raphinha dhe Ferran Torres të jenë të disponueshëm për “El Clásico”. Jemi duke punuar për këtë”. “Do ta shohim zhvillimin e tyre të enjten”, shtoi Flick.
Barcelona, kujtojmë se do të zhvillojë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Olympiacos, nesër në “Montjuic”, në orën 18:45./IndeksOnline/