back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeFlet nëna e dhunuar në Vlorë: Kërkova 3 herë urdhër mbrojtje, me...

Flet nëna e dhunuar në Vlorë: Kërkova 3 herë urdhër mbrojtje, me 40 mijë lekë mbaj 3 fëmijë

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Pas publikimit të videos në media ku Marsela Çaushaj u dhunua në mes të rrugës nga ish bashkëshorti ajo ka rrëfyer edhe arsyet dhe situatën e rëndë që ka kaluar me ish bashkëshortin duke treguar se dhuna këtë herë erdhi pas dy rasteve të tjera të dhunuar në publik.

Ajo ka thënë për News 24 se nuk ishte hera e parë që ajo dhunohej në atë mënyrë si dhe ka nxjerrë fakte të reja për 3 urdhër mbrojtje që ka kërkuar ku mesa duket asnjë prej tyre nuk ka arritur që të vihej në zbatim dhe të parandalohej skena e dhimbshme ku ajo u dhunua në sy të fëmijëve.

“Sot do filloja punë për të mbajtur një të moshuar. Ish bashkëshorti më ndoqi dhe më dhunoi. Më kërcënoi duke më thënë se nuk do filloja punë. Është hera e dytë që më dhunon në publik. E kam kallëzuar dy herë në polici. Kam kërkuar tre herë urdhër mbrojtje. Ish bashkëshorti më goditi në kokë dhe në brinjë. Kam tre fëmijë dhe marrë një asistencë prej 40 mijë lekë të vjetra. Doja të kërkoja punë për të mbajtur fëmijët”, thotë ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz