back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeFlet Mozzik pas daljes nga Dogana, ku u mor në pyetje për...

Flet Mozzik pas daljes nga Dogana, ku u mor në pyetje për orën milionëshe dhe borxhin ndaj ATK-së (Video)

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, është intervistuar sot nga Dogana e Kosovës lidhur me dy ora luksoze me të cilat u ndalua dje në Aeroportin e Prishtinës, prej të cilave njëra ka vlerë milionëshe.

Pas daljes nga objekti i Doganës, ku ishte i shoqëruar nga avokati Arianit Koci, Mozzik refuzoi të japë deklarata për IndeksOnline, duke u shprehur me ironi: “Ju po i dini para neve zhvillimet. Me shumë kënaqësi po e kryni ju para neve, veç keni fol.”

I pyetur nëse mund të flasë për orën milionëshe dhe borxhin prej mbi 500 mijë euro ndaj ATK-së, reperi tha shkurtimisht: “Ishalla 10 milionë i bani krejt.”

Ndërkohë, Dogana ka kërkuar shpjegime për burimin e të hyrave me të cilat është blerë ora, si dhe origjinën e saktë të transaksionit.

Më poshtë mund të shihni pamjet ku Mozzik del nga Dogana nën shoqërimin e avokatit të tij, Arianit Koci. /IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz