Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në një njësi tregtare në Gjilan, janë sekuestruar disa pajisje elektronike.
Siç ka njoftuar Dogana, janë sekuestruar 14 telefona dhe 2 ora të mençura, të cilat po tregtoheshin pa dokumentacion të vlefshëm ligjor, si faturë blerjeje, certifikatë origjine apo dëshmi të importit.
“Pajisjet e sekuestruara janë identifikuar dhe regjistruar përmes numrave IMEI dhe përfshijnë produkte të markave të njohura ndërkombëtare. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbikëqyrjen e vazhdueshme të tregut dhe në ndërmarrjen e masave konkrete kundër çdo veprimtarie të jashtëligjshme që dëmton ekonominë dhe sigurinë e qytetarëve”, ka njoftuar Dogana e Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Doganës: