Flet Mensur Safqiu, tregon pse është arrestuar

Mëngjesin e sotëm është arrestuar aktori i njohur kosovar, Mensur Safqiu.
Arrestimin e aktorit e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës, por që nuk kishin dhënë detaje shtesë rreth arrestimit të tij, shkruan lajmi.net.
Pas lirimit, Mensur Safqiu është kontaktuar nga lajmi.net, meqë rast ka treguar arsyen e arrestimit në mëngjesin e sotëm.
Aktori ka thënë që portalet i kanë lakuar informacionet lidhur me arrestmin e tij, ai shtoi “Aty është deklarata e policisë, tash portalet i kanë shtuar gjërat, i kanë imagjinuar gjërat, nuk është fer bre me cenu jetën e dikujt kështu”.

Lexo edheSuksesi i shqiptarëve: Në finalen e “Eurovision 2018” kualifikohet edhe kjo shqiptare
Për arsyen e arrestimit, Mensuri tha “Ka qenë rruga njëkahëshe edhe në mes të shoferava ka qenë, jo lëshoma, jo s’po ta lëshoj edhe ka intervenu policia domethënë që s’është lëshu rruga edhe pak për mosbindje të policisë, unë tu mendu që kam të drejtë, kaq”
Ndër të tjera, Safqiu tregoi se ka dhënë deklaratën për 40 minuta dhe pastaj është liruar.














