back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeFlet Enver Hasani: Vendimi i Gjyakatës Kushtetuese është jashtëzakonisht profesional

Flet Enver Hasani: Vendimi i Gjyakatës Kushtetuese është jashtëzakonisht profesional

Të ngjajshme

Stuttgart: Gjendet bombë nga Lufta e Dytë Botërore

Një bombë e paaktivizuar nga Lufta e Dytë Botërore...

UEFA ndalon një stadium legjendar nga organizimi i finales

Një stadium legjendar është bllokuar nga UEFA për të...

Zyrtarizohet kandidati i Nisma-s për Podujevën

Nisma Socialdemokrate, ka filluar shpalljen e kandidaturave për Kryetar...

Gjermani: Kosovarit i grabitet telefoni ndërsa flinte në stacionin e trenit

Një personi ju vodh telefoni inteligjent derisa po flinte,...

Amir Rrahmani surprizon të dashurën në përvjetorin e parë të lidhjes (Foto)

Influencerja, Drita Stublla ka ndarë me ndjekësit e saj...

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani e ka komentuar vendimin e Kushtetueses, e cila e shpalli jokushtetues vendimin e Qeverisë Kurti, raporton Gazeta Blic.

Hasani ka theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është jashtëzakonisht profesional.

“Unë që në fillim kam theksuar se ky vendim është jokushtetues. Prandaj, vendimi i sotëm është jashtëzakonisht profesional”, tha ai në një intervistë raporton Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se me këtë vendim nuk është shkelur Kushtetuta, duke e krahasuar këtë vendim të Qeverisë me atë të qeverisë së kaluar në lidhje me dialogun me Serbinë.

Sipas Hasanit disa herë Gjykat Kushtetuese ka anuluar ligje dhe kjo nuk është hera e parë.

Tutje Hasani ka thekuar se as Qeveria dhe as Kuvendi nu kanë kanë sanksione Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese disa herë ka anulu ligje të Kuvendit dhe vendime të Qeverisë dhe nuk është kjo hera e parë. Kjo fare nuk ka të bëjë me shkelje kushtetuese në kuptimin e sanksionit kushtetues, as Qeveria as Kuvendi nuk kanë sanksione kushtetuese, i vetmi që ka sanksione të tilla kushtetuese  është shefi i shtetit pra Presidenti.”

Ai tha se as Qeveria e as Kuvendi nuk e shkelin Kushtetutën, por sipas tij vendimet e këtyre dy organeve mund të rrëzohen nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

“Vendimi është profesional, ka tregu që vendimi i Qeverisë është në kundërshtim me Kushtetutën. Gjykata nuk e ka anulu vendimin. Sikur ta kishte anulu, do të kishte efekt retroaktiv”, tha ai në T7, raporton Gazeta Blic.

- Advertisement -

Të Fundit