back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeFlet babai i të riut që ia vodhën veturën në Rrugën e...

Flet babai i të riut që ia vodhën veturën në Rrugën e Kombit: “Me pistoletë në kokë e nxorën jashtë”

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Babai i Meriton Ahmetajt, të riut që mbrëmë iu vodh vetura në Rrugën e Kombit, deklaroi se djalin e tij e kishin kërcënuar me të shtëna kallashnikovi dhe armën në kokë.

Rrahman Ahmetaj për Klan Kosova sqaroi se të rinjtë fillimisht kishin menduar se ishin duke u ndjekur nga policia e shtetit, por pas ndaljes e kuptuan se ishte tjetër gjë.“Ka qenë një tmerr i vërtetë. Meritoni, djali im, 21 vjeçar, ka qenë i shoqëruar me Fatlind Morinën, i cili e ka pasur ditëlindjen me 1 shtator dhe kanë qenë duke u kthyer nga Budva”.

“Në Milot janë ndalur për të marr pije afër një marketi dhe një makinë me targa italiane i ka përcjellë. Pasi janë larguar rreth 5-6 kilometra, i është ndezur një dritë vezulluese e ngjashme me atë të policisë. Meqenëse ka qenë zonë e kufizuar me 60 kilometra në orë dhe ai ka ecur me 80 kilometra shpejtësi, ka menduar që është policia e shtetit”.

“Në momentin që është ndalur, ajo makinë që ishte me drita të policisë i është afruar shumë afër nga prapa, ndërsa makina tjetër e ka bllokuar pjesën e përparme të makinës dhe kanë filluar të shtëna me kallashnikov dhe me britma e me pistoletë në kokë i kanë nxjerrë nga makina. I kanë shtrirë për tokë, i kanë bastisur, të gjitha pajisjet ua kanë marr”.

Ahmetaj po ashtu u shpreh se për ta ishte interesante pyetja që ua bënë grabitësit në ato momente, duke i thënë ‘a ka makina juaj GPS, e Meritoni i ka thënë se po’. Më pas tha se e kishin vazhduar rrugën në drejtim të Morinës.

Ai megjithatë shprehet se vlera e veturës 42 mijë eurshe nuk ka rëndësi fare për të, por që autorët të kapen dhe këto fenomene të pahijshme të mos përsëriten, sidomos në shtetin shqiptar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz