Flasin familja e 7 vjeçarit: Tregojnë arsyen e vrasjes nga plaka 75 vjeçare
BILLI

Lexo edheKy është rezultati pas vizitorëve të vikendit te Pishat në Sllatinë, gjithandej bërllok

Familja e Ilias Mahmutit kanë përjashtuar si mundësi që vrasja e birit të tyre të ketë pasur motive raciste. Sipas tyre, vogëlushi qëlloi në vendin e gabuar, në kohë të gabuar, transmeton Gazeta Metro.
U përfol shumë se vrasja mund të kishte ndodhur për motive raciste, por një mundësi e tillë po përjashtohet.
“Duke qenë se vogëlushi, kishte pasur nënshtetësi kosovare, ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka urdhëruar Konsullatën Kosovare në Cyrih që të mbështesë familjen. Kështu, zëvendësshefi i Konsullatës së Kosovës në Cyrih, Visar Rrecaj ka vizituar familjen të premten në Bazel”, transmeton albinfo.ch

Lexo edheKy është rezultati pas vizitorëve të vikendit te Pishat në Sllatinë, gjithandej bërllok
Në bisedë me ta, prindërit e viktimës më thanë se ata nuk kishin pasur kurrë probleme me askënd dhe për këtë arsye duhet përjashtuar që vrasja të ketë qenë ndonjë akt i hakmarrjes.
Ata kanë përjashtuar po ashtu edhe ndonjë motiv me sfond racist. Për familjen është e sigurt: djali i tyre, thjesht, ka qëlluar në kohë të gabuar në vend të gabuar”./gazetametro.net