Fjalimi i fuqishëm i kapitenit Rrahmani pas fitores: Kena hjek shumë, secili ka merita për këtë sukses
dp

Lexo edhe“Fituan dhe na rrahën”, trajneri i Sllovenisë uron Kosovën: E merituar plotësisht!

Pas ndeshjes, kapiteni Amir Rrahmani ka mbajtur një fjalim emocionues në dhomat e zhveshjes, duke theksuar sakrificat dhe unitetin e ekipit, transmeton lajmi.net.
“Kena hjek shumë, kena pas shumë sakrifica. Secili prej neve i ka meritat e veta, edhe ata që s’kanë pasur asnjë minutë e që kanë qenë të grumbulluar me neve. Secili prej neve i ka meritat e veta. Si Edoni që s’ka lujt sonte, si krejt lojtarët tjerë. Secili ka merita për këtë sukses. Prej tash kena me u ba gati për mars edhe me shpresu me arrit botërorin”, u shpreh Rrahmani.
Kosova tani kthen vëmendjen te ndeshja e fundit e fazës kualifikuese, e cila do të zhvillohet pas tre ditësh ndaj Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”./lajmi.net/

Lexo edhe“Fituan dhe na rrahën”, trajneri i Sllovenisë uron Kosovën: E merituar plotësisht!