BallinaLajmeFitore Pacolli: Hashim Thaçi ka bërë tradhti kombëtare

Fitore Pacolli: Hashim Thaçi ka bërë tradhti kombëtare

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se Hashim Thaçi ka kryer tradhti kombëtare në marrëveshjen për Demarkacionin, njofton Klan Kosova.

Pacolli fillimisht tha se partia në të cilën ajo bën pjesë kërkon që marrëveshja të rishqyrtohet nga fillimi, bazuar në raportin e nxjerrë nga komisioni i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi.

“Ne kërkojmë që ndryshimet e nevojshme, pra ato të cilat janë sqaruar shumë mirë në raportin e komisionit të fundit të udhëhequr nga Bulliqi dhe ekspertët tjerë, të merren parasysh gabimet dhe lëshimet të cilat janë bërë në mënyrë që të përmirësohet, dhe të kemi një demarkim të qartë dhe të drejtë për Kosovën”.

“Është marrëveshja e njëjtë dhe i bashkëngjitet një marrëveshje mes dy presidentëve e cila është ratifikuar në Malin e Zi”.

“Nuk ka asnjë mundësi që ta kushtëzojmë Malin e Zi për të bërë ndryshime”.

“Ne kërkojmë që kjo marrëveshje të rishqyrtohet nga fillimi”, tha Pacolli duke iu referuar raportit të komisionit të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, që kishte treguar se ka shkelje të mëdha.

Pacolli tha se në bazë të veprimeve të fundit të presidentit Hashim Thaçi, sipas saj, ai del të ketë bërë tradhti kombëtare.

“Dhe tash kur presidenti nënshkruan një marrëveshje  dhe i bëjnë të gjitha këto lëvizje në bashkëpunim me kryeministrin, del se ka bërë tradhti kombëtare”.

“Sepse një pjesë të territorit të Republikës së Kosovës ia lë Malit të Zi”, shtoi Pacolli duke iu referuar Kodit Penal si argumentim që presidenti ka bërë shkelje.

“Pra, Hashim Thaçi ka bërë tradhti kombëtare”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz