Fitore e artë për Malishevën, mposhtë Hibrenianin dhe mban gjallë shpresat për kualifikim
dp

Lexo edheMalisheva fantastike në Evropë, shënon fitore madhështore kundër Hibernianit të Skocisë

Malisheva ka arritur një tjetër fitore historike në Conference League.
Në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues, Malisheva shënoi fitore në stadiumin ”Fadil Vokrri”, ndaj skuadrës skoceze, Hibernian, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Nënkampioni i Kosovës e dominoi ndeshjen nga fillimi dhe gjeti golin në minutën e 21-të, me sulmuesin Kreshnik Uka.

Lexo edheMalisheva fantastike në Evropë, shënon fitore madhështore kundër Hibernianit të Skocisë
Fitoren Malishevës ia siguroi Valmir Nafiu, i cili shënoi golin e dytë, në minutën e 90-të.
Ky rezultat është shumë i mirë, ku Malisheva shpreson për kualifikim në raundin tjetër, derisa javën e ardhshme udhëton drejt Skocisë, ku do të luaj ndeshjen kthyese ndaj Hibernians, me datë 30 korrik./IndeksOnline/