back to top
Sunday, February 22, 2026
BallinaSportFitojnë Drita, Ferizaj e Gjilani

Fitojnë Drita, Ferizaj e Gjilani

Të ngjajshme

Liverpooli fiton në frymën e fundit, MacAllisteri e bën heroin

Në kuadër të xhiros së 27-të në Premierligë, Nottinghami...

Pakistani nis sulme vdekjeprurëse në Afganistan

Pakistani ka kryer disa sulme ajrore gjatë natës në...

Deco po planifikon që të mbyll largimin e dy yjeve të Barçës gjatë verës

Afati kalimtar i kësaj vere pritet të jetë shumë...

Sa para do t’i fitojë Juventusi, nëse Aston Villa e blen Douglas Luizin?

Douglas Luiz më në fund është rikthyer të luajë...

Arbër Zeneli e nis mrekullisht sezonin e ri, dy gola dhe një asist për Elfsborgun

Skuadra e Elfsborgut ka shënuar fitore 4:0 ndaj Helsingborgut,...

Llapi është mposhtur nga Drita, Ferizaj ka arritur fitore ndaj Ballkanit e Gjilani ka triumfuar ndaj ndaj Prishtinës.

Të dielën janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së njëzet e një të Superligës së Kosovës në futboll.

Pjesa e parë mes Llapit e Dritës ka përfunduar pa gola, ndërsa në të dytën kampionia në fuqi e ka gjetur rrugën e rrjetës. Blerton Sheji ka shënuar për 1:0 në minutën e gjashtëdhjetë e katërt, ndërsa Drita e ka vulosur fitoren me golin e dytë më pas.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Ramiz Sadiku” në Prishtinë, pasi në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë po zhvillohen punime.

Në Ferizaj skuadra vendase ka fituar ndaj Ballkanit me rezultat 2:1.

Ruben Silva-Richards e ka kaluar Ferizajn në epërsi në minutën e nëntë. Ballkani ka reaguar shpejt dhe e ka barazuar në minutën e nëntëmbëdhjetë me golin e Almir Kryeziut nga penalltia.

Megjithatë, sulmuesi njëzet e dy vjeçar Richards ka realizuar sërish në minutën e tridhjetë e gjashtë për 2:1, rezultat që ka mbetur deri në fund të takimit.

Në ndeshjen tjetër, Gjilani ka fituar minimalisht 1:0 ndaj Prishtinës.

Golin e vetëm të takimit e ka realizuar Edi Basha në minutën e tridhjetë e shtatë me një goditje nga distanca, duke i siguruar tri pikë të vlefshme skuadrës gjilanase.

Pas kësaj jave, Drita është lidere në tabelë me tridhjetë e tetë pikë, ndërsa Prishtina e Re gjendet në pozitën e fundit me tetëmbëdhjetë pikë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz