back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeFisnik Ismaili dënohet me gjashtë muaj burgim me kusht

Fisnik Ismaili dënohet me gjashtë muaj burgim me kusht

Të ngjajshme

Kapën autorët që vranë 20-vjeçarin shqiptar në oborrin e shtëpisë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në...

Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

S’po bëhet rehat, Christensen lëndohet përsëri

Mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen nuk po arrin të...
- Advertisement -

Deputeti Fisnik Ismaili është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë për posedim të gazit lotësjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

Ai është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht par veprën “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Për veprën “pengim i personit zyrtar” ai është shpallur i pafajshëm pasi sipas kryetarit, Vesel Ismalji, prokurori gjatë gjykimit ka hequr dorë nga ndjekja.

Ismaili është akuzuar për të dy këto vepra në kohën kur ka qenë deputet i Vetëvendosjes në Qeverinë e kaluar. Fisnik Ismaili akuzohet se më 30 nëntor 2015, në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjatë një kontrolli nga ana e policisë, tek i pandehuri ishin gjetur dhe sekuestruar dy bombola me gaz lotësjellës, të cilët i kishte fshehur në këpucët e tij, me qëllim që t’i fusë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, raporton “Koha Ditore”.

Ismaili, gjithashtu akuzohej se me 17 nëntor 2015, në dalje të Kuvendit të Kosovës, i kishte penguar pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Isuf Xhemajlin, Mehdi Kozhanin, Rifat Gashin, Ali Berishën dhe Faik Krasniqin në kryerjen e detyrave zyrtare.

E njëjta gjykatë vitin e kaluar pati dënuar edhe katër deputetë të tjerë të opozitës. Deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli u patën dënuar me nga mbi 1 vit burg me kusht për secilin. Të katër këta deputetë ishin dënuar për veprat e njëjta me deputetin Ismaili.

Për dallim nga gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në kualifikim të njëjtë penal u ka shqiptuar vetëm gjobë dy ministrave Endrit Shala e Dardan Gashi si dhe ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku. Mungesa e konsistencës në dënime dhe praktikat e pauinfikuara të ndëshkueshmërisë kritikohen vazhdimisht në raportet e vendit e ato ndërkombëtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz