Fisnik Asllani mungon në kampin përgatitor të Hoffenheimit, transferimi drejt Leipzigut po afron

Transferimi i Fisnik Asllanit duket se është vetëm çështje kohe. Sulmuesi 23-vjeçar nuk është përfshirë në listën e 30 futbollistëve që Hoffenheimi ka dërguar në kampin përgatitor në Seefeld të Tirolit, duke shtuar edhe më shumë spekulimet për largimin e tij.
Mungesa e Asllanit në fazën përgatitore konsiderohet një sinjal i qartë se ai është pranë ndarjes me klubin gjerman, ndërsa një transferim në ditët e ardhshme po bëhet gjithnjë e më i mundshëm, shkruan Indeksonline
Sipas raportimeve nga Gjermania, RB Leipzig vazhdon të jetë favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e sulmuesit nga Kombëtarja e Kosovës. Klubi nga Bundesliga ka kohë që kryeson garën për Asllanin dhe mbetet në pozitën më të favorshme për të finalizuar marrëveshjen.
/Indeksonline/
Lexo edhePajaziti asiton në humbjen e Hajduk Splitit















