BallinaBotëFinlandë, gjobitet institucioni që nuk dha leje për faljen e namazit

Finlandë, gjobitet institucioni që nuk dha leje për faljen e namazit

Të ngjajshme

Sa e pengon Melonin dështimi i reformës në drejtësi?

Reforma e drejtësisë që planifikonte kryeministrja italiane Meloni dështoi....

Afro gjysmë milioni euro për stacionin e policisë në Podujevë (Dokument)

Stacioni policor në Podujevë pritet të marrë një pamje...

Vlora Çitaku kujton ndërhyrjen e NATO-s: Përjetësisht mirënjohës për lirinë e Kosovës

Vlora Çitaku ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s gjatë luftës...

Lens tregohet i “fortë”, refuzon kërkesën e PSG-së për shtyrjen e ndeshjes

Klubi i Lens ka refuzuar zyrtarisht kërkesën e Paris...

Dita kur u dogj Çarshia e vjetër e Gjakovës

Sot bëhen 27 vjet nga mbrëmja e llahtarshme e...

Autoriteti për Administrimin e Banimit Kolektiv në Finlandë është gjobitur me 1.800 euro pasi refuzoi kërkesën e një kandidati musliman për të falur namazin gjatë orarit dhe nuk e pranoi në vendin e punës, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi është marrë nga Gjykata Rajonale e Helsinkit, në të cilën është proceduar rasti i muslimanit i cili në vitin 2016 fillimisht ishte pranuar në punë si drejtor i projekteve, por gjatë firmosjes së kontratës ishte refuzuar si rezultat i kërkesës për të falur namazin.

Gjykata vendosi se paditësi është penguar nga e drejta për të kryer ritet fetare, duke dënuar me 40 ditë burgim drejtoreshën e përgjthshme Sisko Marjamaan, e cila është shndërruar në gjobë prej 1.800 eurosh.

“Në kuadër të lirive fetare, kryerja e riteve duhet të lejohet në intervale të shkurtra kohore në vendet e punës në bazë të kërkesave dhe nuk duhet bërë ndërprerje nga paga për këtë interval kohor”, tha gjykata në vendimin e publikuar në faqen e saj të internetit.

Ndërkohë, Komuna e Helsinkit do t’i paguajë dëmshpërblim prej 36.000 eurosh paditësit fillimisht të pranuar dhe më pas të refuzuar nga Autoriteti për Administrimin e Banimit Kolektiv.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz