BallinaLajmeFinlanda: Liberalizimi i vizave për Kosovën varet nga përmbushja e kritereve

Finlanda: Liberalizimi i vizave për Kosovën varet nga përmbushja e kritereve

Të ngjajshme

Vritet në Greqi një tifoz 20 vjeçar

Një ndeshje e ligës greke të basketbollit midis PAOK...

Sigal Prishtina në krizë, mposhtet nga Rahoveci 029

Sigal Prishtina ka pësuar një tjetër humbje në Procredit...

Raportuesi estonez uron Kurtin për kompromiset: Besoj se është e dobishme për BE’në dhe Kosovën

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, ka...

Shtetet e Bashkimit Evropian (BE) po vazhdojnë të mos jenë me një zë sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën. Gjersa disa prej tyre e mbështesin heqjen e vizave, një numër i caktuar i shteteve që janë pjesë e BE-së nuk po lëvizin ende nga pozicioni i deritanishëm – kundër vizave, shkruan gazeta “Zëri”.

Zyrtarë të lartë të Finlandës, shtet ky i cili më 1 korrik të këtij viti ka marrë kryesimin e Presidencës së BE-së, kanë thënë për “Zërin” se liberalizimi i vizave për Kosovën varet nga përmbushja e kritereve të vëna, kurse vendimi final për këtë proces varet nga Këshilli i Ministrave të BE-së.

Të pyetur nga gazeta “Zëri” lidhur me qëndrimin që ka Finlanda rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, zyrtarë të MPJ-së nga ky shtet kanë thënë se finalizimi i këtij procesi varet nga përmbushja e kritereve të vëna për vizat.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën varet nga përmbushja e të gjitha kritereve për heqjen e vizave dhe puna do të vazhdojë në bazë të punës së presidencave të mëparshme”, ka thënë për “Zërin” Virpi Kankare, nga MPJ-ja e Finlandës.

Duke mos dhënë një qëndrim të saktë të Finlandës lidhur me këtë çështje, Kankare ka thënë se Këshilli i BE-së është ai që merr vendimin rreth vizave për Kosovën.“Është e rëndësishme të theksohet se Këshilli i Ministrave është organi që i merr vendimet në këtë fazë”, ka potencuar Virpi Kankare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz