Filmi që dokumenton të vërtetën e luftës në Kosovë shfaqet premierë në Nju-Jork
dp

Lexo edheRihanna “përvelon” me koleksionin e ri të Savage X Fenty

Skenaristi dhe regjisori i njohur, Qendrim Krasniqi, bashkë me kastën e aktorëve, shkelën skenën e teatrit të AMC Empire në Nju-Jork, për të promovuar filmin “The Journalist’s Mission”.
Nju-Jorku ishte sonte nikoqir i premierës së filmit që u bë për të dokumentuar të vërtetën e luftës në Kosovë, shkruan IndeksOnline.
Krasniqi publikoi një sërë fotografish nga parakalimi në tapetin e kuq, duke falënderuar të gjithë ata që u angazhuan për këtë film.
“Nuk ishte e lehtë, por besuam se ishte e mundur!

Lexo edheRihanna “përvelon” me koleksionin e ri të Savage X Fenty
“The Journalist’s Mission” i tregoi botës për të vërtetën e luftës në Kosovë, për krimet serbe ndaj shqiptarëve!
Faleminderit ekipës për gjithë atë që kanë bërë për ëndrrën që u bë realitet” shkroi ai.