BallinaKulturëFillon seria e debateve të antropologjisë muzeore

Fillon seria e debateve të antropologjisë muzeore

Të ngjajshme

Dafina dhe Daskani shkëlqejnë në Athinë, moment i ëmbël para koncertit

Fejohet Blerina, motra e Gjestit, teksa artisti është më...

“Tender”, drama provokuese për seksin dhe pushtetin

Një shfaqje e re teatrore, “Tender”, po tërheq vëmendje...

51-vjeçar gjendet pa shenja jete në Bellanicë të Malishevës, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Malishevë,...

FSK-ja merr përkrahje nga Mbretëria e Bashkuar për avancimin e kapaciteteve ushtarake

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim...

Muzeu i Kosovës, në bashkëpunim me Departamentin e Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore, të Universitetit të Prishtinës , fillon serinë e debateve të antropologjisë muzeore,

Debati i parë zhvillohet me datë 23.06.2016, duke filluar nga ora 18:00-20:00, në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, me temën: “Dokumentimi audiovizuel në Muze”.

Seria e debateve do të ketë tri qëllime kryesore:

–         Promovimin e kulturës së debatit për trashëgiminë kulturore të Kosovës;

–         Përfshirjen e gjeneratës së re dhe të profesionistëve në hartimin e politikave kulturore në vend;

–         Forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Muzeut të Kosovës dhe institucioneve shkollore dhe akademike në vend;

Pjesëmarrës në debat do të jenë studentët e Departamentit të Antropologjisë dhe zyrtarë të institucioneve kulturore.

Debati i dytë do të zhvillohet me datë 30 qershor 2016, për të vazhduar më pas nga muaji shtator, për çdo javë, me trajtimin e temave të ndryshme me interes për Muzeun e Kosovës dhe Departamentin e Antropologjisë Kulturore të Universitetit të Prishtinës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz