Fillon koncerti në Skenderaj, mbushet sheshi me qytetarë (FOTO)
01

Lexo edhePamje të reja, zjarrfikësit u detyruan t’i prejnë veturat për t’i nxjerrë shoferët e lënduar

Ka filluar programi kulturo-artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, ku shumë qytetarë janë të pranishëm për të ndjekur koncertin që i dedikohet Epopesë së UÇK-së, shkruan Drenica Press.
Fillimisht drejtori për kulturë i komunës së Skenderajt, Ramiz Shala, ka folur për sakrificën sublime për liri të familjes Jashari, ndërsa të pranishmit i ka përshendetur vëllai i Komandantit Adem Jasharit, Rifat Jashari, përcjellë Drenica Press.
Në këtë koncert do të përformojnë Aansambli i këngëve dhe valleve “Shota” këngëtarët Shkurte Fejza, Violetë Kukaj, Rifat Berisha e shumë këngëtarë të mirënjohur./DRENICA PRESS/

Lexo edhePamje të reja, zjarrfikësit u detyruan t’i prejnë veturat për t’i nxjerrë shoferët e lënduar
