BallinaLajmeFilloi punën Grupi punues për hartimin e dokumentit për suspendimin nga puna...

Filloi punën Grupi punues për hartimin e dokumentit për suspendimin nga puna të zyrtarëve publikë me rastin e ngritjes së aktakuzës

Të ngjajshme

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë, nafta mbetet 1.61 euro për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet...

“Derby della Capitale”, këto janë formacionet

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Olta ‘trazon’ rrjetin, shfaqet pa të brendshme në publik

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Sot ka filluar punën Grupi punues për hartimin e dokumentit konceptual përmes të cilit do të shqyrtohen opsionet e suspendimit nga puna të zyrtarëve publikë me rastin e ngritjes së aktakuzës.

Ky aktivitet do të kontribuojë në zbatimin e ligjit dhe heqjen e pengesave formale për fuqizimin e sundimit të ligjit. Suspendimi nga puna i zyrtarëve publik më rastin e ngritjes së aktakuzës do të aplikohet për vepra të caktuara penale të cilat ndërlidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Përmes këtij procesi, Ministria e Drejtësisë shpreh përkushtimin që krahas përmbushjes së obligimeve të Agjendës evropiane të reformave dhe avancimin e legjislacionit, veprohet në pajtim me praktikat më të mira legjislative të Bashkimit Evropian. Kështu i mundësohet organeve të zbatimit të ligjit me theks të veçantë në gjykata dhe prokurori të shtetit të kenë mundësi që ta kryejnë punën e tyre në mënyrë efikase, pa ndërhyrje dhe ndikim.

Grupi punues do të shqyrtoj modalitetet duke marrë parasysh praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian që përmes ndryshimeve eventuale të legjislacionit ekzistues apo hartimit të ligjit të ri, do të mundësohej që pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e zyrtarëve publikë, të njëjtit të suspendohen nga marrëdhënia e punës nga  institucionet e Republikës së Kosovës, në rast të ngritjes së aktakuzës për vepra penale të cilat ndërlidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz