BallinaLajmeFillim java e freskët, mësoni kur do të rikthehen temperaturat e larta

Fillim java e freskët, mësoni kur do të rikthehen temperaturat e larta

Të ngjajshme

Start fantastik, Barcelona kalon shpejt në epërsi ndaj Newcastle

Barcelona ka arritur herët në epërsi ndaj Newcastle. Ishte Raphinha...

Rasti i rëndë i 5-vjeçarit në Lipjan, reagon Action for Mothers and Children

Organizata Action for Mothers and Children ka shprehur shqetësim...

Konjufca telefonon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara, dënon sulmet e Iranit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme...

Ndahet nga jeta në moshë të re gazetarja dhe zëdhënësja e FC Dritës, Elife Sherifi

Komuniteti sportiv në Kosovë është tronditur nga lajmi për...

Edhe në ditët e para të javës që po hyjmë moti do të jetë i freskët me mundësi për reshje të dobëta shiu, ndërsa nga mesi i javës moti do të jetë më stabil, me kthjellime dhe më ngrohtë.

Sipas “Prishtina Weather”, e hëna e marta do të jetë ditë të freskëta me mundësia reshje shiu, kurse temperaturat do shënojnë ngritje nga dita e mërkurë por që nuk përjashtohen sërish reshjet e shiut, shkruan Reporteri.net.

Sipas parashikimeve të fundit, në fundjavë temperaturat do të vazhdojnë të rriten tutje mbi vlera mesatare.

Moti për ditët e ardhshme:

15.07 – Freskët, pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

16.07 – Freskët, kryesisht me vransira. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.

17.07-18.07 – Të mërkurën, kryesisht kthjellët dhe me diell. Ditën e enjte më ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vransira lokale.

19.07 – Nxehtë, pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat e ajrit, pas rënie gradualisht do të rriten përreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 10C deri në 13C, e maksimalet do të rriten nga 22C deri në 29C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 2-9m/s.

Shtypja atmosferike do të rritet rreth vlerave normale. /Reporteri.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz