back to top
Thursday, November 6, 2025
BallinaSportFIFA e dënon me gati 100 mijë euro Serbinë për sjelljet në...

FIFA e dënon me gati 100 mijë euro Serbinë për sjelljet në ndeshjen kundër Shqipërisë

Të ngjajshme

Cristiano Ronaldo, koleksion me mbi 40 makina, por…

Imagjinoni të keni më shumë se 40 makina sportive,...

Deputeti Asllani konfirmon se do ta votoj Glauk Konjufcën për Kryeministër

Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar deputetin Glauk Konjufca për...

Bajrami i reagon Muratit: 46 ditë e ka mbajtur buxhetin e Prishtinës në sirtar

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit...

Komiteti Disiplinor i FIFA-s e ka dënuar Serbinë për veprimet e tifozëve në ndeshjen kundër Shqipërisë të zhvilluar më 11 tetor të këtij viti në Leskovc.

Siç ka njoftuar federata serbe e futbollit, dënimi kap një shifër të majme, prej 87,500 frangave zvicerane (93,981 euro) dhe vjen për sjellje të papërshtatshme të tifozëve gjatë intonimit të himnit të Shqipërisë dhe për sjellje diskriminuese të një pjese të shikuesve gjatë ndeshjes.

Pos dënimit me para, federata serbe është dënuar edhe me mbyllje të pjesshme të së paku 25% të kapacitetit të ulëseve për ndeshjen e radhës të Serbisë në një ndeshje garuese të FIFA-s, që luhet kundër Letonisë në Leskovc.

Tifozët serbë, gjatë ndeshjes me Shqipërinë për kualifikimet e Botërorit 2026, në vazhdimësi kanë bërë thirrje fashiste kundër shqiptarëve në përgjithësi, dhe Kosovës në veçanti.

Pavarësisht atmosferës armiqësore në stadium, Shqipëria arriti të dalë nga atje me kokën lart, duke fituar 1-0.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz