back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaSportFFK zhvillon takim me ministrin e ri të Sportit, Blerim Gashani –...

FFK zhvillon takim me ministrin e ri të Sportit, Blerim Gashani – infrastruktura mbetet prioritet

Të ngjajshme

Yamal nuk ushtroi sot me ekipin, kjo është gjendja e 10-shit të Barçës

Alarm i vogël në shtëpinë e Barcelonës. Sulmuesi i...

KQZ e pezulloi si parti, AKR thotë se kuvendin pritet ta mbajë në mes të prillit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot pezullimin e...

Fluturime direkte OSLO– PRISHTINE dhe anasjelltas me Reisebüro Prishtina

Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar...

FFK zhvillon takim me ministrin e ri të Sportit, Blerim Gashani – infrastruktura mbetet prioritet

Sot, përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës zhvilluan...

Sot, përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës zhvilluan një takim konstruktiv me ministrin e ri të Sportit, Blerim Gashani. Në takim morën pjesë nënkryetari i FFK-së, Agim Dibrani, si dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Samir Ujkani.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e FFK-së e uruan ministrin Gashani për detyrën e re, duke theksuar se është një zhvillim pozitiv për sportin që në krye të këtij dikasteri tashmë është një ish-futbollist dhe një njohës i mirë i futbollit.

Në këtë takim u diskutua për rrugëtimin dhe zhvillimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, organizimin e garave vendore, si dhe për punën dhe përfaqësimin e ekipeve kombëtare të Kosovës. Nga ana e FFK-së u shpreh gatishmëria për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet shtetërore, duke theksuar rëndësinë e futbollit si një mjet i rëndësishëm për promovimin e shtetit në arenën ndërkombëtare.

Ministri Gashani shprehu kënaqësinë për takimin dhe vlerësoi punën e Federatës, duke përgëzuar për performancën dhe sukseset e arritura. Ai theksoi se për të sporti nuk është vetëm obligim institucional, por edhe një pasion i veçantë, duke garantuar se bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Kosovës do të vazhdojë dhe do të forcohet edhe më tej.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz