back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaSportBallkani – Drita, ndeshja e sezonit në fundjavë

Ballkani – Drita, ndeshja e sezonit në fundjavë

Të ngjajshme

Yamal nuk ushtroi sot me ekipin, kjo është gjendja e 10-shit të Barçës

Alarm i vogël në shtëpinë e Barcelonës. Sulmuesi i...

KQZ e pezulloi si parti, AKR thotë se kuvendin pritet ta mbajë në mes të prillit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot pezullimin e...

Fluturime direkte OSLO– PRISHTINE dhe anasjelltas me Reisebüro Prishtina

Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar...

FFK zhvillon takim me ministrin e ri të Sportit, Blerim Gashani – infrastruktura mbetet prioritet

Sot, përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës zhvilluan...

Xhiroja e 24-t e Superligës së Kosovës në futboll do ta sjellë ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni.

Ballkani dhe Drita do të përballen mes vete të dielën në atë që mund të jetë edhe ndeshja që mund ta përcaktojë titullin e kampionit, ndonëse ka ende ndeshje për t’u luajtur, shkruan “Gazeta Express”.

Aktualisht, Drita është tri pikë përpara Ballkanit dhe një fitore eventuale e kampionëve aktualë në Suharekë do t’i afronte ata me titull duke ua siguruar një distancë solide prej 6 pikësh.

Nga ana tjetër, ekipi Portokalli synon t’i mbajë pikët në shtëpi dhe t’i barazojë pikët me Bardhekaltrit.

Nga kjo ndeshje do të mundohet të përfitojë Prishtina, së cilës i nevojitet fitorja ndaj rivales lokale, Prishtina e Re ndërkohë, për t’i dhënë fund serisë prej tri ndeshjesh pa fitore.

Aktualisht, kryeqytetasit i kanë 5 pikë më pak se liderja – Drita.

Në duelet tjera do të takohen Gjilani – Drenica, Malisheva – Ferizaj dhe Dukagjini – Llapi.

Tri ndeshje do të luhen të shtunën e dy të tjera të dielën.

Të gjitha takimet e kësaj xhiroje do të nisin prej orës 13:00. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz