FFK më 27 korrik hedh shortin për edicionin garues 2026/2027
dp

Lexo edheJo vetëm trofeu, fituesi i Kupës së Botës do të shpërblehet edhe me një çmim special

Sipas njoftimit të FFK-së, shorti do të zhvillohet në selinë e federatës në Prishtinë, ndërsa orari është përcaktuar sipas kategorive të garave.
Ceremonia do të nisë në orën 13:00 me hedhjen e shortit për Superligën, ndërsa në orën 14:00 do të hidhet shorti për Ligën e Parë. Më pas, në orën 15:00, do të zhvillohet shorti për Ligën e Dytë.
Komisioni i Garave ka ftuar përfaqësuesit e të gjitha klubeve të jenë të pranishëm në ceremoninë e shortit, sipas orarit të përcaktuar për secilën ligë.

Lexo edheJo vetëm trofeu, fituesi i Kupës së Botës do të shpërblehet edhe me një çmim special
Hedhja e shortit do të përcaktojë kalendarin e ndeshjeve për sezonin e ri garues në futbollin kosovar.