Festë në shtëpinë e Kadri Veselit, shkon Sami Lushtaku
BILLI

Lexo edheEkskluzive: Gjykata Kushtetuese e çon Kosovën në zgjedhje brenda 40 ditësh?

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku sot ka shkuar në shtëpinë e Kadri Veselit, me rastin e ditëlindjes së djalit të tij Yllor Veselit.
Lushtaku ka publikuar disa fotografi me djalin e Veselit dhe gruan e tij, duke i uruar ditëlindjen.
“Djaloshi më i këndshëm, Yllor Veseli, djali i mikut tim Kadri Veseli, sot ka mbushur 11 vite. I dëshiroj fëmijëri të hareshme, shëndet e gëzime në jetë, bashkë më prindërit e familjen”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
Ndryshe, Nuredin Lushtaku akuzoi Sami Lushtakun se i ka marrë edhe 1 milion franga paslufte nga Ramiz Lladrovci dhe nuk dihet se çfarë ka bërë me to.

Lexo edheEkskluzive: Gjykata Kushtetuese e çon Kosovën në zgjedhje brenda 40 ditësh?
Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë reagim nga Sami Lushtaku, apo jo.
Kujtojmë se Samiu i reagoi pas akuzave Bekim Jasharit, duke thënë se i qoftë falë familjes se do ta bënte paçavër.