BallinaDrenica +Drenica SportFeronikeli në kërkim të trajnerit, ja tri opsionet e mundshme për “industrialistët”

Feronikeli në kërkim të trajnerit, ja tri opsionet e mundshme për “industrialistët”

Të ngjajshme

Ky është çmimi i naftës, benzinës dhe gasit sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka...

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë, nafta mbetet 1.61 euro për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet...

“Derby della Capitale”, këto janë formacionet

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Olta ‘trazon’ rrjetin, shfaqet pa të brendshme në publik

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Klubi Futbollistik “Feronikeli” ka konfirmuar largimin e Afrim Tovërlanit nga stoli, teksa është vënë menjëherë në kërkim të një emri që do ta zëvendësojë “Tokin”.

Drejtuesit e klubit tashmë janë vënë në kontakt me disa trajnerë brenda dhe jashtë vendit, duke patur kështu jo pak opsione pranë vetës në tryezë.

Gazeta “Sheshi” merr vesh që tre kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e skuadrës janë Blendi Shkëmbi, Qatip Osmani dhe Bekim Isufi, ky i fundit kishte qenë më herët pjesë e klubit si drejtor sportiv dhe e njeh mjaft mirë ambientin në “Rexhep Rexhepi”.

Shkëmbi opsioni i parë

Ish-futbollisti korçar i cili prej dy vitesh po ushtron detyrën e trajnerit është njëri ndër emrat më të kërkuar në tregun shqiptar të futbollit. Së fundmi 41 vjeçari drejtoi skuadrën e Teutës nga Durrësi në 60 ndeshje zyrtare, teksa pati rezultate të kënaqshme.

Shkëmbi e njeh mirë mentalitetin e futbollit kosovar, pasi që tri edicione më parë kishte drejtuar Lirinë e Prizrenit, skuadër më të cilën pati jo pak rezultate.

Formacioni tij i preferuar është 4-3-3.

Isufi opsioni më i përshtatshëm

Strategu gjilanas është gjithashtu njëri nga opsionet e mundshme për të marrë drejtimin e skuadrës nga Drenasi. Isufi vite më parë ishte drejtor sportiv në këtë skuadër dhe e njeh mjaft mirë ambientin në dhomat e zhveshjes në “Rexhep Rexhepi”, megjithëse skuadra ka ndryshuar jo pak nga ajo kohë. Nga ajo kohë Isufi fitoi titullin e kampionit me Dritën dhe Superkupën e Kosovës, si dhe shkroi historinë me ‘bardhekaltërit’ në arenën ndërkombëtare duke arritur ta kalonte rundin parakualifikues në Ligën e Kampionëve.

Formacioni i preferuar i Isufit është 4-2-3-1, një modul i lojës, i cili i përshtatet mjat mirë organikës së “Niklit”.

44 vjeçari së fundmi drejtoi skuadrën e Ferizajt.

Osmani një tjetër opsion i favorshëm

Qatip Osmani është një opsion tjetër për stolin e “Niklit”. Tekniku 51 vjeçar ndodhet pa punë që nga 2 marsi i këtij viti edhe kur ndërpreu bashkëpunimin me Shkupin.

Ai në të kaluarën ka drejtuar Renovën dhe Shkëndinë e Tetovës, skuadër me të cilën fitoi edhe dy tituj kampion si shef i shtabit teknik në kampionatin maqedonas.

Osmani luan me sistemin 4-2-3-1 gjithashtu.

Drejtuesit e Feronikelit planifikojnë që gjatë pushimit disa ditor në mungesë të ndeshjeve kampionale të zgjidhin çështjen e trajnerit, ndërkohë në “lojë” mund të futen edhe opsione të tjera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz