back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportFeronikeli me fitore të sigurtë ndaj Gjilanit

Feronikeli me fitore të sigurtë ndaj Gjilanit

Të ngjajshme

Shkelja e STOP-it i kushton rëndë, Ellen DeGeneres akuzohet për shkaktim aksidenti

Ellen DeGeneres po përballet me padi në Kaliforni, ku...

Liverpool mund Burnley-n, vendos Salah

Liverpool vazhdoi startin perfekt në Premier League duke fituar...

I jashtëzakonshëm Haaland, City “zhytë” Unitedin në “Etihad”

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar golin e tretë...

Besfort Zeneli shënoi supergol në barazimin e Elfsborgut

Skuadra e Elsfsborgut ka barazuar 2:2 ndaj Malmo FF...

Feronikeli ka arkëtuar tri pikë të reja, në ndeshjen ndaj Gjilanit, të zhvilluar në “Rexhep Rexhepi”.

Klubi nga Drenasi, shënoi fitore të sigurtë, 2-0, në ndeshjen e zhvilluar sot ( e shtunë).

Ndeshjen e hapi sulmuesi në top formë, Kastriot Rexha, i cili realizoi me kokë, në minutën e 11-të.

Pas një depërtimi të mirë, Carioca lëshoi një top në drejtim të Rexhës, i cili u pengua në zonë të rreptësisë, me ç’rast u akordua penalti.

Përgjegjësinë e mori Carioca, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë, për të shënuar për 2-0, në minutën e 38-të.

Ky ishte edhe goli i fundit në ndeshje, pasi në pjesën e dytë, Feronikeli luajti lojë më të matur, duke mos rrezikuar asgjë.

Pas 29 xhirove të Superligës, Feronikeli tashmë ka grumbulluar 68 pikë dhe i prinë tabelës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz