back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportFeronikeli dhe Drenica zhvillojnë ndeshjet e para, ja rezultatet

Feronikeli dhe Drenica zhvillojnë ndeshjet e para, ja rezultatet

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Besa e Pejës e ka befasuar kampionin në fuqi të Superligës së Kosovës, Feronikelin, në shtëpi të tyre, duke e mposhtur me rezultat 2:1, teksa Drenica ka fituar në shtëpi ndaj Lirisë me rezultat 2:0.

Skuadra pejane ka shënuar një fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së parë në udhëtim te kampioni i Kosovës, Feronikeli.

Ishte ish-mesfushori i Feronikelit, Xhevdet Shabani, ai i cili i ka dënuar me dy gola të bukur kampionët e udhëhequr nga Afrim Tovorlani.

Shabani shënoi golin e barazimit në minutën e 65-të, teksa golin e epërisë dhe fitores në minutën e 76-të.

Golin e vetëm për skuadrën nga Drenasi e realizoi, Behar Maliqi nga penalltia, në minutën e 59-të.

Ndërsa, Në Skenderaj, Drenica mposhti 2:0 Lirinë, falë dy golave të sulmuesit të tyre kryesor, Granit Arifaj, ku të parin e shënoi me gërshërë në minutën e 18-të, teksa golin tjëtër dy minuta më fund.

Vlen të theksohet se Liria kishte mundësi të ngushtonte epërsinë, por humbi një penallti në minutën e 74-të me anë të Blendi Memajt. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz