back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaRegjionaleDrenasFermerit nga Komuna e Drenasit ia djegin 5 hektarë mjedër

Fermerit nga Komuna e Drenasit ia djegin 5 hektarë mjedër

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Pas “Javelin-it” amerikan, FSK pajisjet me anti-tankun gjerman “Panzerfaust 3”

Përpos 246 anti-tankeve amerikane, Javelin, ushtria e Kosovës në...

Tubim madhështor i PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa: Bedri Hamza kryeministër

Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, ka treguar...

Berisha: Protestat nuk do të ndalen, opozita me mision

Pas përfundimit të protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali...
- Advertisement -

Zjarret në vendin tonë ditëve të fundit janë bërë shqetësim për qytetarët.

- Advertisement -

Raste të shpeshta po hasim çdo ditë, veçmas gjatë vikendeve, ku toka bujqësore e fusha po digjen në mënyrë të qëllimshme.

Ky fenomen ndonëse i ndaluar, vazhdon të paraqes rrezik, jo vetëm për shkak të afërsisë me vendet e banueshme, por edhe për shkak të ajrit të dëmshëm, përcjellë Indeksonline.

Sot, një fermeri në Komunën e Drenasit i janë djegur rreth 5 hektar mjedër, ndërsa është dashur të intervenojë edhe ekipi i zjarrfikësve.

Vet, fermeri nga Gradica është shprehur të jetë mjaftë i shqetësuar me këtë që i ndodhi sot, ndërsa ka treguar se falë zjarrfikësve ka arritur të shpëtojë një pjesë e plantacionit.

‘”Është për të ardhë keq se çfarë njerëz mbanë kjo tokë. Sot persona të pandërgjegjshëm i kanë vu zjarrit plantacionit me rreth 5 hektar mjedër, por për fat një familjar i imi nga Baica ishte duke kalu andej e ma dha lajmin e hidhur. Me intervenimin e shpejtë të zjarrfikësve nga Drenasi, arritëm ta shpëtojmë pjesën dërmuese të plantacionit”, ka treguar ai.

Ndryshe, pavarësisht apelit për mos djegien e fushave pasi të korren drithërat, pronarët dhe qytarët, vazhdojnë të besojnë se tokat e tyre do të jenë shumë më produktive.  Por sipas ekspertëve se bujqësisë, lëvrimi i tokës do të ishte shumë më produktiv se vënia e zjarrit./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz