BallinaLajmeLajmet e FunditFerizaj: Dy shoferë ndëshkohen për tejkalim shpejtësie – njëri me 83 km/h...

Ferizaj: Dy shoferë ndëshkohen për tejkalim shpejtësie – njëri me 83 km/h në zonë 40, tjetri me 100 km/h në zonë 50

Të ngjajshme

Aksident trafiku në Shupkovc të Mitrovicës, katër të lënduar

Në fshatin Shupkovc të Mitrovicës ka ndodhur një aksident...

Sami Lushtaku arrin te Stacioni i Policisë, turma brohoret emrin e tij!

Sami Lushtakut ka arritur në Stacionin Policor të Skenderajt,...

Barça interesohet për yllin e Cityt, klubi anglez ia cakton çmimin

Barcelona pritet ta ketë shumë të vështirë gjetjen e...

Policia e Trafikut në Ferizaj ka ndëshkuar dy shoferë për tejkalim të shpejtësisë në dy raste të veçanta brenda 24 orëve të fundit.

Më 24 korrik, rreth orës 02:00, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, njësia policore ndaloi një veturë të tipit ‘Mercedes’ me targa të huaja. Gjatë kontrollit, u konstatua se shoferi A.I. (34 vjeç) po udhëtonte me 83 km/h në një zonë me kufizim prej 40 km/h. Shpejtësia u mat me radarin laserik.

Si pasojë, shoferit iu shqiptuan këto masa: Gjobë prej 200 euro, ndalim i drejtimit të automjetit për 3 muaj dhe përjashtim i menjëhershëm nga trafiku.

Ndërkohë, më 25 korrik rreth orës 00:30, në rrugën “Brahim Ademi”, u ndalua një veturë ‘BMW’ me targa vendore. Shoferi E.R. (23 vjeç) po drejtonte me 100 km/h në një zonë ku lejohet maksimumi 50 km/h. Shpejtësia u mat me veturën inteligjente të policisë.

Ndaj tij u morën këto masa ndëshkuese: Gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative në patentë, ndalim i drejtimit të automjetit për 6 muaj dhe përjashtim nga trafiku.

Policia Rajonale e Ferizajt ka paralajmëruar se do të vazhdojë me kontrolle të intensifikuara për të garantuar sigurinë në rrugë dhe respektimin e ligjeve të trafikut.

Qytetarët ftohen që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo shkelje apo rrezik përmes kanaleve zyrtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz