Fenomeni i rrallë në Shëngjin zgjati dy ditë, uji rikthehet në vijën ku ishte
03
Lexo edheLushtaku: S’votova pro Projektkodit Civil ngase jam për familje të shëndoshë
Këtë e dëshmojnë objektet të cilat tashmë janë mbuluar sërish nga uji.
Superzbatica e cila ndodhi ditën e ekuinoksit pranveror, tërhoqi vëmendje të madhe, pasi deti u tërhoq me rreth 20 metra, fenomen që nuk kishte ndodhur prej 50 vitesh.
Lidhur me fenomenin në fjalë, të mërkurën gjatë ditës, ka folur edhe Osman Metalla, Dekan i Fakultetit të Studimeve Profesionale dhe profesor në Departamentin e Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Lexo edheLushtaku: S’votova pro Projektkodit Civil ngase jam për familje të shëndoshë
Në një postim në Facebook, Metalla ka shpjeguar se fenomeni i tërheqjes së detit nuk është i rrallë, duke zbuluar se ai vetë ka parë një fenomen të tillë të ngjashëm në vitin 2018.
“Në fakt uljet dhe ngritjet periodike të nivelit të detit njihen me emërtimin batica dhe zbatica të cilat ndodhin në mënyrë periodike afro çdo 6 orë,” ka thënë Metalla.