BallinaShqiptareFederata Shqiptare e Futbollit e bën Kosovën pjesë të Serbisë

Federata Shqiptare e Futbollit e bën Kosovën pjesë të Serbisë

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Federata Shqiptare e Futbollit e bëri një gabim të madh në Asamblenë e Përgjithshme, i cili u vërejt vetëm më vonë.

Në takimin e Asamblesë së FSHF-së u bënë disa ndryshime dhe të gjithë të pranishmëve iu shpërnda një bllok me agjendën për gjithçka që do të ndodhë këtë vit, raporton Gazeta Express.

Pikërisht ky bllok i FSHF-së e kapi vëmendjen e mediave pasi që në hartën që tregohet aty, Kosova shfaqet si pjesë e territorit të Serbisë. Ky gabim besohet të ketë qenë vetëm një lëshim teknik.

Federata e Futbollit të Kosovës ka pasur probleme me të ashtuquajturën Federatë Serbe e Futbollit në Kosovë (FSFK) gjatë kohës së fundit, për shkak se FSFK-ja tenton të organizojë gara në territorin e Kosovës dhe e ka emëruar presidentin Milan Radoiçiqin, i cili është i kërkuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqit.

FFK-ja është ankuar për këto veprime të FSFK-së dhe tani gjithçka pritet të zgjidhet në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Pasi që presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është anëtar i këtij Komiteti të UEFA-s, Kosova shpreson në ndihmën e tij dhe ky gabim me hartën nuk besohet se do të ndikojë në këtë proces.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz