back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeFatura që po ‘çmend’ rrjetin, hamburger dhe kapuçino 81 euro

Fatura që po ‘çmend’ rrjetin, hamburger dhe kapuçino 81 euro

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Dy hamburger dhe dy kapuçino nën hijen e kupolës së San Pietros për 81 euro dhe rasti përfundon në rrjetet sociale.

Për shumën e paguar, nga katër turistë në pushimin e drekës, në zonën rreth Vatikanit në Romë, ka ndezur indinjatën, por edhe ironinë në Facebook.

Nga ana e fast-food-it ndërkohë shpjegojnë për “Il Messaggero: “Klientët zgjodhën nga menuja dhe aty ishin të vendosura çmimet. Ata e dinin se ç’po hanin dhe sa duhet të paguanin për këtë”.

Në faturën e postuar në Facebook lexohet gjithçka në fakt: dy hamburger (25 euro secili), dy kapuçino (8 euro/ një) dhe një kafe dopio amerikane (8 euro), me një total prej 81, 40 euro, përfshirë edhe shërbimin. “Ata hynë të katërt, thonë nga lokali për “Il Messaggero”, porositën ushqimin nga menuja, ndanë mes tyre hamburgerët, katër qofte me mish viçi danez, shoqëruar me patate të skuqura dhe sallatë dhe konsumuan kafenë dhe kapuçinot.”

Me marrjen e faturës, nisën edhe polemikat nga ana e turistëve. “U përpiqëm ta sqaronim çështjen tek kasa, më pas paguan dhe nxorrën faturën në rrjetet sociale.” Por online, nuk shpërtheu vetëm indinjata për një pushim dreke tejet ‘të kripur’ dhe u quajt nga të gjithë si antireklamë për kryeqytetin Italian, por shumë vetë ironizuan rastin duke thënë: “Nëse pi kapuçino ndërkohë që ha hamburger, e meriton atëherë”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz